Zgjimi i shpeshtë gjatë natës, veçanërisht në intervalin nga ora 2 deri në 3 të mëngjesit, mund të mos jetë rastësi. Sipas ekspertit të njohur të shëndetit, Dr. Eric Berg, kjo mund të jetë një shenjë që trupi po përballet me një problem të fshehur dhe nuk duhet neglizhuar.
Ai shpjegon se në kushte normale, niveli i kortizolit hormoni i stresit, duhet të jetë në pikën më të ulët rreth orës 2 të mëngjesit. Por tek disa persona, ndodh e kundërta: kortizoli rritet në këtë orë, duke shkaktuar zgjime të papritura dhe çrregullime të gjumit. Kjo gjendje, sipas tij, mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, duke shkaktuar lodhje, stres dhe vështirësi në përqendrim gjatë ditës.
Roli i magnezit në gjumë
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë problem është mungesa e magnezit. Ky mineral luan rol të rëndësishëm në:
•relaksimin e muskujve
•qetësimin e sistemit nervor
•uljen e nivelit të kortizolit
Mungesa e tij mund të çojë në simptoma si pagjumësi, nervozizëm, lodhje, kontraktime muskulore apo dhimbje koke.
Përvoja personale e ekspertit
Vetë Dr. Berg ka treguar se ka përjetuar për vite të tëra probleme me gjumin, duke u zgjuar rregullisht në këtë interval orar. Ai e përshkruan këtë si një periudhë shumë të vështirë që ndikoi negativisht në jetën e tij të përditshme. Kur duhet të shqetësoheni? Eksperti këshillon që nëse zgjimi gjatë natës bëhet i shpeshtë dhe i vazhdueshëm, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për të identifikuar shkakun dhe për të marrë trajtimin e duhur.

