Aktorja Zendaya iu përgjigj thashethemeve për një martesë sekrete me Tom Holland, duke sqaruar se fotot virale që qarkulluan në rrjet ishin të manipuluara me inteligjencë artificiale.
Ylli 29-vjeçar foli në Jimmy Kimmel Live më 16 mars dhe komentoi me humor: “Vërtet? Nuk kam parë asgjë nga këto!” Ai shtoi se disa fansa kishin krijuar fotot e dasmës me IA, të cilat shumë i kishin marrë si të vërteta. Zendaya theksoi se imazhet ishin të rreme dhe nuk reflektonin asgjë nga jeta e saj personale.
Për të sqaruar situatën, ajo tregoi një video nga filmi i saj i ardhshëm, The Drama, ku luan përkrah Robert Pattinson. Në klip, ajo shfaqet si nuse dhe Pattinson si dhëndër, ndërsa kokën e Holland është mbivendosur mbi trupin e Pattinson, një efekt i përdorur për skenën filmike dhe jo realitet. Në këtë mënyrë, Zendaya vulosi faktin se çifti nuk është martuar dhe se çdo foto që qarkulloi në internet ishte produkt i teknologjisë dhe imagjinatës së fansave.

