Një moment i bukur ka ardhur në familjen e Jozefina Topalli, pasi vajza e saj, Margerita Topalli, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmi është ndarë nga vetë Margerita përmes një postimi në Instagram, ku ajo publikoi një fotografi simbolike familjare. Në imazh shfaqen duart e anëtarëve të familjes të bashkuara, të zbukuruara me byzylykë me fije të kuqe dhe të bardha, pa zbuluar më shumë detaje apo portretin e të porsalindurës.
Edhe pse ajo nuk ka dhënë shumë informacion, nga komentet e ndjekësve është kuptuar se foshnja është vajzë. Deri më tani, emri i saj nuk është bërë publik, duke ruajtur privatësinë e këtij momenti të veçantë.
Ky është një tjetër gëzim për Margerita Topalli dhe bashkëshortin e saj, Angji Serreqi, të cilët janë tashmë prindër të dy djemve. Ardhja e një vajze e ka plotësuar edhe më shumë familjen e tyre. Mbetet për t’u parë nëse në ditët në vijim Margerita do të ndajë më shumë momente nga ardhja në jetë e vogëlushes në rrjetet sociale.


