Si duket, G-Bani nuk është i vetmi që nga një reality show si Big Brother VIP Albania do të bëhet pjesë e Ferma VIP.
Sipas burimeve të pinkante.al, edhe Xheneta është një tjetër personazh që pritet të futet në Ferma VIP 3. Ajo do t’i bashkohet listës së emrave të njohur që pritet të jenë pjesë e këtij edicioni. Xheneta ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova sezonin e kaluar, ku u bë e njohur për personalitetin e saj të fortë dhe shpeshherë provokues, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Ky sezon i ri i reality show-t, që pritet të vijë nën moderimin e Arbana Osmani, duket se do të sjellë shumë surpriza dhe personazhe të njohur nga formate të ndryshme televizive.

