Surprizat në sezonin e tretë të spektaklit “Ferma VIP” duket se nuk kanë të ndalur. Teksa nisja e formatit po afron, po zbulohen gradualisht edhe emrat e njohur që pritet t’i bashkohen këtij edicioni.
Sipas burimeve pranë redaksisë, Zhaku është një nga emrat që pritet të jetë pjesë e “Ferma VIP 3”. Pas eksperiencës së saj si opinioniste sezonin e kaluar, këtë vit ajo duket se do të marrë një rol krejtësisht ndryshe, duke u futur vetë në fermë si konkurrente.
Kalimi nga karrigia e opinionistes në jetën sfiduese të fermës pritet të sjellë dinamika interesante, debate, por edhe momente të forta për publikun. Zhaku njihet për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe personalitetin e fortë, çka mund ta bëjë një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni.
Nën moderimin e Arbana Osmanit, “Ferma VIP 3” po përgatitet të sjellë një kast të larmishëm dhe plot surpriza.

