Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” do të përjetojë një moment të veçantë dhe plot emocione. Çifti më i votuar nga publiku për të realizuar një dasmë brenda formatit, Elijona dhe Klodi, do të “martohen” simbolikisht gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Dyshja ka tërhequr vëmendjen e publikut përgjatë gjithë rrugëtimit në BBVK, falë raportit të tyre të afërt, dinamikave interesante dhe momenteve që kanë krijuar brenda shtëpisë. Votimi i publikut i ka dhënë çiftit këtë privilegj të veçantë, duke e kthyer dasmën në një nga eventet më të pritura të spektaklit.

