Sot, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Brikena mori një nga surprizat më emocionuese të këtij edicioni. Një dron fluturoi mbi oborrin e shtëpisë, duke sjellë një pankartë me një mesazh të ngrohtë nga daja i saj.
Mesazhi lexonte:
“Dajën e ke pas teje gjithmonë. Me festu fitoren e të dyve kena me pi kafe bashk me Mateon. Daja të don shumë!” Ky moment jo vetëm që tregoi mbështetjen e familjes, por edhe shënoi një pikë kthese për marrëdhënien e Brikenës dhe Mateos. Kujtojmë se, sipas rrëfimeve të mëparshme të Mateos, daja kishte qenë dikur pengesë në njohjen e tyre. Droni dhe mesazhi i tij simbolizojnë falje, pranimin publik dhe forcën e ndjenjave të vërteta, ndërsa çifti duket se e ka kaluar çdo pengesë të së kaluarës dhe përgatitet të festojë së bashku.

