Mimoza Ahmeti ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, duke prekur publikun me sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon.
Gjatë një bisede, ajo rrëfeu se mamaja e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Shtetet e Bashkuara, në një moment krejtësisht të papritur. “Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur. Nuk kisha vizë amerikane…”, u shpreh ajo, duke treguar pengun që mban ende me vete.
Poetja shtoi se shpesh përballet me pyetje nga të tjerët përse nuk shkoi pranë saj në ato momente të vështira, por arsyeja ishte pikërisht pamundësia për të udhëtuar. Ky rrëfim ka sjellë një tjetër dimension të figurës së saj publike, duke treguar se përtej batutave dhe qëndrimit të fortë, fshihet një histori personale e mbushur me dhimbje dhe mungesë.

