Ka disa momente në jetë që, edhe kur janë lojë, mbeten të shenjta. Një dasmë është një nga ato momente. Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother u mbajt ceremonia mes Selin dhe Dj Gimbo. Mund të ishte një moment simbolik, i bukur, një pauzë nga tensioni i lojës. Por zhurma, fjalët e rënda dhe ndërhyrjet e Juelës dhe Rogertit e prishën atmosferën dhe zbehën betimin që dy njerëz po i bënin njëri-tjetrit. Ajo që më bën më shumë përshtypje është diçka tjetër.
Juela është një vajzë që ka kaluar një dhimbje shumë të madhe në jetë. Ajo ka qenë e fejuar dhe nuk arriti kurrë të bëhej nuse me njeriun që donte. Pikërisht për këtë arsye, mendoj se ajo duhet ta kuptojë më mirë se kushdo peshën emocionale që ka një moment si dasma edhe kur është simbolike, edhe kur është brenda një loje.
Ndoshta për disa është vetëm spektakël por për disa të tjerë, ka disa gjëra që nuk kanë nevojë të shkatërrohen për hir të lojës. Respekti për momentin e tjetrit është një prej tyre. Ndonjëherë mënyra si reagojmë ndaj lumturisë së dikujt tjetër tregon më shumë për ne sesa çdo strategji loje.

