Menaxherja e Taynas, Rina Malsori, ka reaguar publikisht pas deklaratës së këngëtares Alida Hisku, e cila tha se ishte paguar vetëm 250 euro për autorësinë e këngës “Vajzat e fshatit tim”.
Përmes një postimi në InstaStory, Malsori ka publikuar një foto të kontratës, ku sipas saj, Alida Hisku i ka kaluar zyrtarisht të drejtat e autorit Taynas. Në dokument thuhet se pagesa për këtë marrëveshje ishte 1 mijë euro, shumë ndjeshëm më e lartë se ajo e përmendur në intervistë.
Sipas kontratës së publikuar, të drejtat e autorësisë janë transferuar gjithashtu nga kompozitori i këngës, Enver Shëngjerigji, i cili ka firmosur dokumentin që i jep të drejtën e përdorimit dhe publikimit projektit muzikor. Ndërkohë, publiku pret një sqarim të mëtejshëm nga vetë artistet për të kuptuar versionin e plotë të marrëveshjes.

