Rrëfimi emocional i Elijonës gjatë mbrëmjes së fundit në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Banorja ndau me publikun një histori personale nga fëmijëria e saj, duke folur për një periudhë të vështirë dhe për ndarjen nga familja, rrëfim që preku jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe audiencën.
Megjithatë, pas transmetimit të këtij momenti, në rrjet ka nisur të qarkullojë një fotografi e një komenti që pretendohet se i përket dajës së Elijonës. Në reagimin në fjalë, ai e cilëson versionin e treguar nga Elijona si të pavërtetë.
Sipas këtij komenti, largimi i Elijonës dhe vëllait të saj nga familja nuk lidhej me situata të përjetuara në shkollë, por, sipas tij, ishte pasojë e dhunës së vazhdueshme të ushtruar nga babai ndaj nënës dhe fëmijëve. Ai shton se kjo situatë ka qenë arsyeja kryesore që çoi edhe në divorcin e prindërve.

