Producenti i njohur i muzikës, Benny Blanco, ka reaguar me humor ndaj videos virale ku shfaqeshin këmbët e tij të pista, që nxiti komentet dhe talljet në rrjetet sociale.
Në podcastin e tij “Benny’s Friends Keep Secrets”, ai u përball me thashethemet, ndërsa miku i tij Ed Sheeran bëri shaka për situatën: “Duket sikur nuk mbash erë të mirë… por ti mban erën më të mirë nga të gjithë që njoh!” Benny nuk ngurroi të përgjigjej: “E di! Edhe kur nuk bëj dush, unë mbaj erë të mirë.” Momenti u bë edhe më komik kur dyshja ngacmoi bashkëprezantuesin Lil Dicky për aromat e tij të çuditshme, duke shpërthyer në të qeshura.
Sa i përket videos së këmbëve të pista, Benny sqaroi se faji nuk ishte i tij: “Është ambienti ku xhirojmë. Por këmbët e mia janë të pastërta, shikojeni!” Dhe ndërsa rrjeti shkruante e tallte, një person e vlerëson vërtet: bashkëshortja e tij, Selena Gomez, e cila nuk ngurroi ta puthi gishtin e këmbës gjatë një momenti humori në podcast. Benny tha se kjo i bëri ditën më të bukur dhe e theksoi respektin dhe dashurinë që ndan me partneren e tij.

