Një kapitull i ri po nis për Ardian Bujupin. Këngëtari ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së parë, duke emocionuar ndjekësit me njoftimin e papritur.
Përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale, artisti ndau një foto ku çifti shfaqet në një moment të qetë dhe intim, ndërsa në sfond duket imazhi i echos së bebit. Krahas saj, ai shkroi disa fjalë plot ndjenjë, duke lënë të kuptohet se pritja e ëmbël tashmë është realitet. I njohur për diskrecionin ndaj jetës private, Ardiani ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut marrëdhënien e tij. Edhe martesa me Fjollën në vitin 2023 u zhvillua në mënyrë të mbyllur, larg vëmendjes mediatike.


Lajmi u prit me shumë entuziazëm, një fazë e re dhe plot përgjegjësi dhe lumturi, sapo ka nisur për ta.

