Aktori Zebërvoki ka reaguar ashpër publikisht, duke treguar se është bllokuar në rrjetet sociale nga këngëtari Luiz Ejlli pas një deklarate që, sipas tij, ishte krejtësisht pa qëllim negativ.
Ai shpjegoi se situata nisi pasi përmendi emrin e Luizit në lidhje me një projekt filmik që ky i fundit po realizon. Sipas Zebërvokit, reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm dhe më pas ka ardhur edhe bllokimi nga vetë artisti. “Mora bllok nga një që po bën film. E përmenda pa të keq dhe menjëherë m’u kthyen fansat e tij,” u shpreh ai. Aktori nuk i kurseu kritikat, duke thënë se, sipas tij, Luizi po përpiqet me çdo kusht të thyejë rekorde dhe të ruajë vëmendjen publike. “Po bën çmos të thyejë rekorde. I uroj sukses, vetëm që ta plotësojë atë ego, sepse ka një ego të sëmurë,” deklaroi Zebërvoki.
Në fund, ai theksoi se nuk e pranon krahasimin mes tyre, duke nënvizuar se karrierën e tij e ka ndërtuar nga zero, pa mbështetje financiare dhe pa marketing të fuqishëm.

