Pas muajsh spekulimesh dhe aludimesh në rrjet, Xhonatan Islami ka reaguar për herë të parë publikisht për ndarjen nga moderatorja Roza Lati, duke i dhënë fund thashethemeve që qarkullonin prej kohësh.
I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh i qetë dhe i sinqertë për këtë fazë të jetës së tij, duke theksuar se tashmë është single dhe në paqe me vendimin e marrë. “Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat,” – u shpreh ai.
Xhonatani zbuloi gjithashtu se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar prej disa muajsh, duke sqaruar se lidhja kishte zgjatur rreth një vit dhe tashmë është një kapitull i mbyllur. “Kishim kohë bashkë, zgjati një vit. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur.”
Ai theksoi se mes tyre nuk ka tensione dhe se i uron më të mirat ish-partneres, duke shtuar se beson që edhe ajo ndan të njëjtin respekt. Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë verës dhe u kthye shpejt në një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar, me dalje të shumta publike dhe postime të përbashkëta në rrjetet sociale

