Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian duket se nuk po e fshehin më afrimitetin e tyre. Kampioni shtatë herë i botës në Formula 1 dhe superylli i reality show-ve janë shfaqur për herë të parë publikisht së bashku gjatë Super Bowl-it të NFL-së, duke i dhënë fund thashethemeve që qarkullonin prej javësh për një romancë mes tyre.
Dyshja u pa e ulur pranë njëri-tjetrit në një suitë VIP në stadiumin Levi’s, teksa ndiqnin ndeshjen mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots. Pamjet, të transmetuara nga kamerat e NBC, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur reagime të shumta nga fansat.
Sipas një dëshmitari okular, atmosfera në atë pjesë të stadiumit ishte e elektrizuar. “Të gjithë flisnin vetëm për ta. Kishte staf që përpiqej t’i shihte nga afër. Në një moment Lewis kaloi në korridor dhe pak më vonë Kim e ndoqi”, është shprehur burimi për The Sun.
Kjo dalje publike vjen vetëm pak javë pasi Kim Kardashian udhëtoi nga Los Angeles drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar një fundjavë romantike me Hamiltonin. Mediat britanike raportojnë se çifti ka qëndruar në rezidencën luksoze Estelle Manor në Cotswolds.
Me këtë paraqitje në Super Bowl, duket se Hamilton dhe Kardashian kanë zgjedhur të mos fshihen më, duke konfirmuar indirekt një nga lidhjet më të komentuara të momentit

