Bad Bunny, ylli portorikan dhe fitues i Grammy-t, ishte performuesi kryesor i halftime-it në Super Bowl 2026. Artist i njohur për stilin e tij të guximshëm, ai dominoi skenën jo vetëm me performancën, por edhe me një veshje që nuk kaloi pa u vënë re.

E gjithë kombinimi ishte nga Zara, këmishë me jakë dhe kravatë, bluzë sportive me mbiemrin “Ocasio” dhe numrin 64, pantallona pambuku dhe atlete. Fansat dyshojnë se numri 64 lidhet me vitin e lindjes së nënës së tij, Lysaurie Ocasio.
Më vonë, Bad Bunny ndryshoi look-un duke shtuar një xhaketë kremi dhe aksesorë që përputheshin me ngjyrën e veshjes, ndërsa atletet “BadBo 1.0” ishin në bashkëpunim me Adidas.

Zgjedhja e markës spanjolle nuk ishte rastësi, sidomos duke pasur parasysh se këngët e tij u interpretuan në spanjisht. Ky look i sfidueshëm tregon qartë pasionin e Bad Bunny-t për modën dhe mënyrën personale se si e interpreton atë, qoftë në skenë, qoftë në tapetin e kuq.

