Një histori që vazhdon të ngjallë kuriozitet edhe sot është ajo e Helen Hadsell, gruaja amerikane që u bë e famshme si “Mbretëresha e konkurseve”, pasi pretendonte se kishte fituar mijëra çmime gjatë jetës së saj.
E lindur në vitin 1924 në Dakotën e Jugut, ajo u bë e njohur në vitet ’60–’90 për një seri fitoreje të jashtëzakonshme: shtëpi, makina, udhëtime dhe shpërblime të ndryshme. Një nga sukseset më të mëdha ishte fitimi i një shtëpie të ndërtuar posaçërisht për të, në një konkurs gjigant në World’s Fair në New York (1964–1965), mes rreth 1.5 milion pjesëmarrësve.
Metoda që e bëri të famshme
Helen Hadsell besonte se suksesi i saj nuk ishte rastësi, por rezultat i një metode mendore që ajo e quante SPEC:
•S – Select it (Zgjidhe qartë çfarë dëshiron)
•P – Project it (Imagjinoje sikur e ke tashmë)
•E – Expect it (Beso plotësisht se do të ndodhë)
•C – Collect it (Prano dhe merr rezultatin)
Kjo filozofi lidhet ngushtë me atë që sot njihet si “Ligji i tërheqjes”, ideja se mendimet dhe besimet tona mund të ndikojnë në realitetin që krijojmë.
Libri dhe ndikimi i saj
Ajo përmblodhi eksperiencën në librin e saj më të njohur:
“The Name It and Claim It Game”, ku shpjegon mënyrën si përdorte këtë metodë për të arritur sukseset e saj.
Mit apo strategji?
Historia e saj shpesh përdoret si shembull për:
•fuqinë e vizualizimit
•mendimin pozitiv
•psikologjinë e suksesit
Megjithatë, shumë skeptikë besojnë se përveç mindset-it, një rol të madh kanë luajtur edhe strategjia në pjesëmarrjen në konkurse dhe një dozë fati.
Pavarësisht debatit, një gjë është e sigurt: historia e Helen Hadsell mbetet një nga më intrigueset kur bëhet fjalë për lidhjen mes mendjes dhe suksesit.

