Një nga momentet më spontane dhe emocionuese gjatë Prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania ka marrë një jehonë që askush nuk e priste. Vrapi i Brikenës drejt Mateos, sapo kuptoi se shpëtoi nga eliminimi, nuk mbeti vetëm brenda shtëpisë, ai u kthye në një fenomen viral.
Videoja e saj ka bërë xhiron e rrjetit dhe madje ka tërhequr vëmendjen e yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Në platformën “X”, një faqe fansash e këngëtares përdori pikërisht këtë moment për të krijuar një meme tepër gazmore lidhur me projektin e saj të ri muzikor. Krahas videos, ata shkruanin:
“Kopertina e albumit ‘Dirty Blonde’ është në dhomën tjetër. Unë:”
Krahasimi mes vrapit të Brikenës dhe padurimit të fansave për të parë detaje nga albumi i ri rezultoi perfekt, aq sa vetë Bebe Rexha reagoi duke e shpërndarë në profilin e saj, shoqëruar thjesht me një “lol”. Për kontekst, këngëtarja pritet të publikojë albumin e saj të katërt, Dirty Blonde, më 12 qershor 2026. Projekti pritet të jetë një album vizual dhe një nga më personalët në karrierën e saj, ku ajo shfaqet më e lirë dhe autentike se kurrë. Arsyeja e memes lidhet me faktin që kopertina zyrtare e albumit ende nuk është zbuluar, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin e fansave. Dhe siç duket, askush nuk e përshkruan më mirë këtë padurim sesa vrapi epik i Brikenës!

