Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Franceska Murati, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një lëvizje mjaft ekstravagante që nuk ka kaluar pa u komentuar.
Këtë herë, ajo ka vendosur të shmangë trafikun dhe rrugët e mbipopulluara të qytetit, duke zgjedhur një mënyrë transporti krejtësisht të pazakontë për një dalje të zakonshme: helikopterin.
Në një video të publikuar në Instastory, Franceska shfaqet brenda kabinës së fluturimit, ndërsa ka shkruar shkurt: “Rrugës për drekë”. Pamjet tregojnë edhe një panoramë mbresëlënëse të Tiranës nga ajri, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta online, ku shumë e kanë cilësuar si një demonstrim të stilit luksoz të jetesës së saj, ndërsa të tjerë janë habitur nga zgjedhja kaq e rrallë për një aktivitet kaq të thjeshtë si një drekë.
Me këtë dalje, Franceska duket se vazhdon të forcojë imazhin e saj si një personazh që nuk kursen asgjë kur bëhet fjalë për komoditetin dhe jetën në luks maksimal.

