Një ngjarje e papritur ka tronditur rrjetet sociale mbrëmjen e sotme, pasi është publikuar një video ku shihet moderatori i njohur Alaudin Hamiti duke u sulmuar fizikisht nga një person i paidentifikuar.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht online, duket momenti kur një person i afrohet moderatorit dhe e godet në fytyrë pa paralajmërim. Hamiti shihet i befasuar nga situata dhe menjëherë largohet me shpejtësi drejt hyrjes së një banese aty pranë, ndërsa i drejtohet sulmuesit me fjalët: “A je bre normal, ej”.
Deri tani nuk është bërë publik identiteti i personit që dyshohet se kreu sulmin, ndërsa mungojnë edhe detaje zyrtare mbi motivet e incidentit. Po ashtu, nuk ka ende një deklaratë për gjendjen shëndetësore të moderatorit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë para transmetimit të spektaklit të madh të “Big Brother VIP Kosova”, ku Hamiti është një nga figurat kryesore, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për publikun dhe produksionin.
Ndërkohë, fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim dhe duke kërkuar sqarime. Shumë prej tyre presin një reagim nga vetë moderatori për të kuptuar më shumë rreth asaj që ndodhi dhe nëse incidenti do të ndikojë në angazhimet e tij televizive.

