Ylli i filmave për të rritur, Bonnie Blue, ka zbuluar se është në pritje të një fëmije, vetëm pak javë pas një eventi shumë të komentuar që bëri bujë në rrjet.
Lajmin ajo e ndau përmes një videoje, ku tregoi se gjatë një pushimi në Tenerife kishte pasur shqetësime si të përziera dhe migrenë të fortë. Pas rikthimit në Britani, ajo kreu një test shtatzënie, i cili rezultoi pozitiv. Sipas deklaratës së saj, një kontroll privat me ultratinguj konfirmoi shtatzëninë. Mjeku i klinikës i ka bërë me dije se, bazuar në zhvillimin e embrionit, konceptimi mund të ketë ndodhur rreth 11–13 ditë më parë, periudhë që përkon me eventin për të cilin ajo ishte bërë kryefjalë.
Njoftimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku komentet janë ndarë mes mbështetjes, habisë dhe kritikave. Ndërkohë, identiteti i babait mbetet i panjohur.

