Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest do të zhvillohet këtë vit në Vjenë, ndërsa tashmë është publikuar lista e plotë e vendeve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre në gjysmëfinale. Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Alis me këngën “Nan”, një projekt që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut europian. Sipas renditjes zyrtare, vendi ynë do të performojë i 13-ti në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të mbahet më 14 maj.
Nga kjo fazë, vetëm 10 shtetet më të votuara do të sigurojnë një vend në finalen e madhe, e planifikuar për më 16 maj. Ndërkohë, vendi pritës Austria dhe vendet e ashtuquajtura Big 5, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – nuk konkurrojnë në gjysmëfinale, por kalojnë automatikisht në finale dhe marrin pjesë në votim.
Lista e këtij viti përfshin një gamë të gjerë artistësh dhe stilesh muzikore nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke e bërë garën një nga më të larmishmet e viteve të fundit. Me renditjen tashmë të konfirmuar, të gjitha sytë janë drejt performancës së Alis, i cili do të tentojë të sigurojë një vend në finale dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në këtë skenë prestigjioze ndërkombëtare.

