Si duket, këtë vit “Ferma VIP” pritet të vijë plot surpriza për publikun. Burime pranë pinkante.al kanë zbuluar një tjetër emër të madh të estradës shqiptare që mund t’i bashkohet kastit të këtij sezoni. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur
Mirhija Braha.
Artistja, e cila prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka një numër të madh fansash, mund të jetë një nga emrat më të komentuar në fermë këtë sezon. Ndërkohë, formati do të vijë nën moderimin e Arbana Osmani, dhe me emrat që po përfliten deri tani, duket se ky edicion do të jetë një nga më interesantët.
Publiku tashmë është kurioz të shohë se cilët personazhe të tjerë do t’i bashkohen reality showt dhe çfarë dinamike do të sjellin ata në fermë. Me emra të njohur të estradës dhe ekranit, ky sezon pritet të jetë i mbushur me surpriza dhe momente të papritura.

