Prime-i i fundit i Big Brother VIP Albania solli një tjetër moment të komentuar që lidhet me raportin mes Mirit dhe Selin, duke ndezur debat si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Gjatë spektaklit, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse kishte ndjenja për Selinën. Banori e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje romantike.
Megjithatë, situata mori një tjetër kthesë kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Rrëfimit. Në pamjet e shfaqura, Miri dukej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” Kjo deklaratë u komentua gjerësisht dhe krijoi reagime të shumta, duke shtuar dyshimet për natyrën e marrëdhënies mes tyre. Debatet vazhduan si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Pas gjithë kësaj vëmendjeje, reagoi edhe bashkëshortja e Mirit. Ajo ndau në Instagram një postim të mikut dhe kolegut të tij nga West Side Family, Land Hysi. Në postimin e rishpërndarë hidhen poshtë aludimet për një romancë të mundshme mes Mirit dhe Selinës, duke e cilësuar situatën si një histori të ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht. “Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI,” – thuhej në postim.


