Pas surprizës romantike që Mateo i bëri Brikenës në primen e kaluar me arush, lule dhe muzikë reagimet nuk kanë munguar. Në publik dhe brenda shtëpisë, debatet janë të shumta. Disa interpretojnë sjelljen e saj si mungesë pëlqimi, ndërsa të tjerë mendojnë se është një lojë e mençur për të qëndruar interesante në syrin e publikut.
Vetë Brikena ka pranuar se nuk mund të afrohet shumë me Mateo për shkak të mungesës të pëlqimit nga ana e sạ dhe mungesës së besimit nga marrëdhëniet e mëparshme. Megjithatë, unë se distancimi i saj mund të jetë një taktike për të mbajtur Mateo dhe publikun në tension. Çdo buzëqeshje, çdo afrimitet dhe çdo moment duket i kalkuluar sidomos duke ditur se fansat e ndjekin edhe e duan si çift sepse këtë mesazh dyshja e ka marrë edhe përmes dronave që marrin pothuajse përditë, dhe kjo taktikë brenda merret si një mesazh dashmirësie nga publiku.
Kjo ngre pyetje… A është distanca e saj thjesht frikë, pasiguri dhe mungesë pëlqimi apo një strategji e qëllimshme për të mbajtur publikun të intriguar? Ose është thjesht një vajzë që nuk ka pëlqim për këtë djalë dhe për shkak se ai ka shprehur pëlqim për të, dhe jetojnë brenda një shtëpie ka vendosur t’i jap një shans që ai të tregojë veten edhe të afrohen më shumë.Çfarëdo që të jetë, Brikena duket se e kontrollon situatën me kujdes, duke alternuar afërsinë dhe tërheqjen, duke krijuar një dinamikë që mban Mateo dhe shikuesit në tension të vazhdueshëm.
A do të afrohet më shumë Brikena në episodet e ardhshme apo do vazhdojë akoma këtë qëndrim që po mban? Një gjë është e qartë, historia e çiftit ka ende shumë për të treguar, dhe çdo lëvizje e tyre do të ndiqet me vëmendje nga syri i publikut dhe pa dyshim janë një nga dyshet më të dashura për publikun.

