Moda për udhëtimet ka marrë një tjetër dimension: “Airport fits” janë tani trendi i pamundur për t’u injoruar. Ky stil kombinon komoditetin e veshjeve të lehta dhe sportive me elegancën e detajeve chic, duke bërë që çdo fluturim të duket si një pasarelë miniaturë.
Nga xhaketat oversized, pantallonat komode dhe këmishat e lehta, deri te aksesorët e zgjedhur me kujdes, çdo element i këtij stili është menduar për të garantuar rehati maksimale pa sakrifikuar stilin. Fansat e modës sugjerojnë të harrosh xhinset e ngushta ky sezon kërkon fleksibilitet, lëvizshmëri dhe pamje fresh në aeroport.
Stilistët paralajmërojnë se “airport fits” nuk janë thjesht një mënyrë për të udhëtuar, por një deklaratë e stilit personal, duke bërë që çdo udhëtar të duket i gatshëm për klikime në Instagram dhe inspirojë pasuesit e tij. Më poshtë do jap disa nga ide komode dhe shumë klas për udhëtimin tuaj të rradhës.


