Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Artan Kola, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin Ftesë në 5 me Bieta Sulo. Ai rrëfeu përvojën e tij pas daljes nga shtëpia, duke theksuar se ka refuzuar të takojë disa nga ish-banorët. Mes tyre përmendi edhe Rogert, për të cilin bëri akuza të drejtpërdrejta.
“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti, për shembull, punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz”, u shpreh ai, duke shtuar se këto gjëra nuk i kishte thënë brenda shtëpisë. Artani theksoi gjithashtu se eksperienca në Big Brother VIP Albania ka ndikuar edhe te familja e tij, duke treguar se bashkëshortja e tij është prekur emocionalisht nga situatat e krijuara gjatë lojës.
Sipas tij, mënyra e tij e drejtpërdrejtë e komunikimit ka qenë edhe arsyeja pse është penalizuar gjatë qëndrimit në shtëpi. Deklaratat e tij kanë ndezur reagime në rrjet, ndërsa pritet nëse Rogert do të japë një përgjigje publike ndaj këtyre akuzave.

