Një postim i fundit në Instastory nga Limi ka ndezur menjëherë reagimet në rrjet. Ai publikoi një foto dhe disa detaje që linin të kuptohej se ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve për jetën e tij personale.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi publik i Albës. Ajo deklaroi se buqeta me lule që shfaqej në postim ishte një dhuratë që Limi ia kishte bërë asaj për Shën Valentin.
Sa i përket fotos ku shihej vajza, Alba u shpreh se bëhet fjalë për një imazh të vjetër, duke lënë të kuptohet se situata nuk është ashtu siç po interpretohet në rrjete sociale.


