Banorja e “Big Brother VIP Albania”, Selin, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e saj personale dhe sfidat që ka përballuar. Ajo foli hapur për mungesën e babait në jetën e saj dhe ndikimin që kjo ka pasur, duke treguar se dera e pajtimit ka qenë gjithmonë e hapur:
“Figura e tij më mungon. Nuk kam qenë kurrë viktimë e gjërave që kanë ndodhur. Edhe babait i kam thënë kthehu, më mungon. Dua të vijë dita të bëhemi bashkë prej meje,” tha ajo. Selin foli edhe për periudhën e vështirë financiare që përjetoi në prag të një festivali të rëndësishëm. Vetëm katër ditë para natës së festivalit, familja e saj përjetoi një humbje të madhe, çka e detyroi të merrte një vendim të vështirë:
“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time. Ditën e festivalit kam pasur 200 lekë në xhep,” rrëfeu ajo, duke reflektuar mbi sfidat dhe vendimet që e formësuan.

