North West po bën hapat e parë në botën e biznesit, edhe pse është vetëm 12 vjeç. Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se ka nisur zyrtarisht planet për markën e saj të parë, e cila pritet të përfshijë veshje dhe bizhuteri.
Sipas mediave ndërkombëtare, emri i brandit është regjistruar tashmë, duke treguar se projekti nuk është thjesht një ide, por një hap konkret drejt krijimit të një biznesi të mirëfilltë. Koleksionet pritet të fokusohen te moda për moshat e reja, me stil modern dhe elemente kreative që pasqyrojnë personalitetin e North.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se ajo është shumë e përfshirë në procesin krijues, duke dhënë ide për dizajnet dhe identitetin e markës. Ky hap shihet si fillimi i një rruge të re për North, e cila duket se po ndjek jo vetëm famën e prindërve, por edhe ambiciet e tyre në biznes.

