Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe ish-konkurrentja e Përputhen, Jasmin Kadriu, duket se po jeton një nga periudhat më të lumtura në jetën e saj personale.
Prej kohësh ajo kishte ndarë me ndjekësit momente romantike nga lidhja e saj, madje edhe një surprizë luksoze ,një Range Rover që mori si dhuratë për përvjetorin e parë të lidhjes. Megjithatë, identiteti i partnerit kishte mbetur mister, duke nxitur shumë aludime në rrjet.
Por tashmë gjithçka është bërë publike. Jasmina ka vendosur të mos fshihet më dhe ka publikuar për herë të parë një foto me partnerin e saj në InstaStory, duke konfirmuar lidhjen dhe duke i dhënë fund spekulimeve. Ky hap ka marrë menjëherë vëmendje të madhe nga ndjekësit, të cilët prej kohësh ishin kuriozë për personin që i ka fituar zemrën.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur edhe aludime të reja, pasi nga fotoja disa fansa dyshojnë se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë, një konfirmim zyrtar mbetet për t’u parë në vazhdim.


