I ftuar në emisionin “Rudina”, Robert Berisha ka folur hapur për jetën e tij personale dhe profesionale, duke ndalur veçanërisht tek marrëdhënia me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi.
Ai theksoi se mes tyre vazhdon të ketë një raport shumë të mirë, pavarësisht viteve që kanë kaluar nga ndarja. Sipas tij, respekti dhe komunikimi janë ruajtur edhe për hir të vajzës së tyre, Renee. “Edhe nëse nuk do ishte Renee, do më vinte shumë keq të ishim armiq pas gjithë atyre viteve bashkë,” – u shpreh ai. I pyetur për një ribashkim të mundshëm, Roberti nuk e përjashtoi këtë ide, duke lënë gjithçka të hapur: “Nuk i dihet…” Megjithatë, ai sqaroi se aktualisht është i fokusuar tek vetja dhe karriera, duke punuar për albumin e tij të parë pas 10 vitesh me 12 këngë të reja. “Jam i lirë dhe dua të jem kështu për momentin. Nuk dua të lëndoj të njëjtin person dy herë.”
Sa i përket unazës që bëri bujë në rrjet, ai e cilësoi si një gjest simbolik nga miqtë, duke shtuar me humor: “Nëse bashkohemi, bashkohemi, por për unazë s’ka nevojë.” Kujtojmë se çifti i dha fund martesës në vitin 2019, pas rreth 10 vitesh së bashku, ndërsa historia e tyre vazhdon të mbetet një nga më të komentuarat në showbiz.

