Joz Marku ka festuar 30-vjetorin e lindjes me një festë në rreth të ngushtë, mes miqsh dhe personash të afërt. Në këtë ditë të veçantë nuk mungoi partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila ndau disa momente nga festa në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me një dedikim të ndjerë.
“Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton”, shkroi ajo krahas fotove të publikuara në Instagram. Postimet e çiftit janë pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, duke reflektuar një marrëdhënie të afërt dhe plot dashuri, ndërsa festa e 30-vjetorit u shndërrua në një moment të veçantë për ta.

