Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40‑vjeçare në Gjermani. Lajmin për mediat e konfirmoi familja e tij pas disa përpjekjeve për t’u kontaktuar, pasi Lapardhaja nuk iu përgjigj telefonit në mëngjesin e sotëm. Shkaku dyshohet të ketë qenë një trombozë në zemër.
Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij të 40-të. I njohur si publicist, kritik letrar dhe qytetar i angazhuar, Lapardhaja shquhej për analizat dhe opinionet e tij të guximshme në media, si dhe për kontributin e tij në librat dhe esesë që trajtonin çështje sociale dhe politike.
Vijon të mbahet mend për mendjen e hapur, qasjen kritike ndaj ngërçit të së djathtës shqiptare dhe përpjekjet e tij për të pasuruar diskutimin publik, duke lënë një trashëgimi të vyer për shoqërinë dhe familjen.

