Moderatorja kosovare Malbora Gurra pritet të jetë pjesë e edicionit të ri të Ferma VIP. Sipas burimeve të pinkante.al, ajo do t’i bashkohet formatit që këtë sezon vjen me shumë risi dhe surpriza për publikun. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, përfshirja e saj është komentuar gjerësisht dhe ka rritur pritshmëritë për spektaklin.
Ndërkohë, Ferma VIP pritet të rikthehet më fuqishëm se kurrë, nën moderimin e Arbana Osmani. Starti i spektaklit është paralajmëruar për 27 mars, duke premtuar dinamika të reja dhe një sezon të mbushur me surpriza.

