Një tjetër emër i njohur i shtohet kastit të “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për G Banin, i cili duket se ka vendosur të provojë edhe një herë eksperiencën në një format reality, pas pjesëmarrjes së tij në “BBVA 4”.
I njohur për natyrën e tij ekspresive dhe reagimet spontane, G Bani ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për debatet dhe energjinë që sjell në ekran. Pjesëmarrja e tij në “Ferma VIP” pritet të sjellë dinamika të reja dhe momente të forta brenda formatit.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ai me sfidat e fermës dhe marrëdhëniet me fermerët e tjerë, por një gjë është e sigurt që me karakterin e tij, situatat nuk do të mungojnë.

