Një tjetër incident ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku protagonisti këtë herë ishte Kristi. Ai ka lagur me ujë banorin Miri, duke krijuar sërish tension në ambientet e shtëpisë.
Pas këtij momenti, situata u përshkallëzua edhe më tej, pasi Kristi kapërceu murin rrethues të shtëpisë, në një veprim që u interpretua si përpjekje për t’u larguar nga formati. Nuk është hera e parë që ai kërkon të dalë nga loja. Pak javë më parë, Kristi i kishte kërkuar moderatori Ledion Liço ta linte të largohej, por ishte ky i fundit që e bindi të qëndronte.
Gjatë kësaj jave, Kristi kishte pasur edhe një përplasje të ngjashme me banorin Rogert, të cilin po ashtu e kishte lagur me ujë. Veprimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse ai po kërkon qëllimisht përjashtimin nga reality-show.

