Një skandal i ri ka shpërthyer në Mal i Zi, duke trazuar skenën politike dhe institucionet shtetërore. Në qendër të vëmendjes ndodhet një këshilltar i presidentit Jakov Milatoviq, i cili dyshohet se është përfshirë në një video intime së bashku me një zyrtar policie ende të paidentifikuar.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një video të regjistruar në një dhomë hoteli, ku dy protagonistët shfaqen në momente private. Mësohet se pamjet janë filmuar nga një kamerë e vendosur në ambient, ndërsa tashmë materiali ka dalë jashtë kontrollit dhe po qarkullon gjerësisht, duke shkaktuar reagime të forta publike.
Ngjarja ka ndezur debat të madh në vend, pasi përfshin figura të lidhura me institucionet më të larta shtetërore. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar të detajuar nga autoritetet, ndërsa pritet që çështja të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim.

