Shumë prej nesh kanë dëgjuar historinë e shkencëtarit japonez Masaru Emoto, i cili pretendonte se fjalët mund të ndryshojnë formën e kristaleve të ujit. Eksperimentet e tij treguan se krisalet e ujit të ngrirë ndryshonin pamjen kur ekspozoheshin ndaj fjalëve pozitive kundrejt atyre negative, duke dhuruar pamje vizualisht mbresëlënëse.
Ku qëndron e vërteta shkencore. Megjithatë, punimet e Emoto-s janë kritikuar për mungesë të kontrolleve rigoroze dhe riprodhueshmëri të rezultateve. Kur janë testuar në mënyrë shkencore të rreptë, këto rezultate nuk janë riprodhuar besueshëm.
Por ndikimi i fjalëve mbi trupin dhe mendjen nuk është mit:
•Vetëbiseda negative rrit aktivitetin në sistemin e kërcënimit të trurit, duke rritur nivelet e stresit dhe kortizolit. Me kalimin e kohës, kjo mund të ndikojë në funksionin imunitar, humorin dhe vendimmarrjen.
•Vetepohimet pozitive aktivizojnë rajone të trurit të lidhura me shpërblimin dhe vetëpërpunimin. Studime të botuara në Social Cognitive and Affective Neuroscience (Cascio et al., 2016) tregojnë se vetepohimet angazhojnë korteksin prefrontal ventromedial, duke ndihmuar në rregullimin emocional dhe vendimmarrjen.
Përfundimi
Fjalët që përdorim nuk janë thjesht tinguj, ato ndikojnë drejtpërdrejt mbi trupin dhe mendjen tonë. Një gjuhë pozitive mund të përmirësojë shëndetin mendor, të ulë stresin dhe të ndihmojë në përballimin e sfidave të përditshme. Këshillë: Kujdesi me fjalët dhe mendimet tuaja mund të ketë më shumë ndikim seç e imagjinoni!

