Lista e finalistëve të Festivalit të Këngës në San Marino është bërë publike dhe duket se emri i Sheila Haxhiraj nuk figuron asgjëkundi. Këngëtarja, e cila doli e treta në Festivalin e Këngës në Shqipëri, kishte provuar të sfidonte fatin jashtë kufijve duke marrë pjesë në garën e San Marinos.
Ndërkohë Inis Neziri, e cila gjithashtu konkurron në San Marino, ka arritur të sigurojë vendin në finale. Kjo e vendos Inisin si një nga pretendentët kryesorë për përfaqësimin në Eurovizion. Vendi i parë i festivalit të Këngës e fitoi Alis Kallaci me këngën “Nan”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2026. Sheila, në një intervistë të fundit, kishte shprehur respekt për Alisin, duke thënë se është një artist i shkëlqyer, por që sipas saj, kënga nuk arrin të jetë në nivelin e duhur për Eurovizion.
Në përfundim, duket se kënga e Sheilas nuk ka kaluar në fazën finale të San Marinos, duke e lënë jashtë garës për këtë vit.


