Një moment nga Big Brother VIP Albania 5 ka shkaktuar kritika të forta në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë nga ndjekësit, duken banorët Rogerti dhe Miri duke biseduar gjatë një vakti, ndërsa personazhi Selin kalon përballë tyre.
Gjatë bisedës, Rogerti komenton: “Imagjino për shembull një film p…(ul zërin) të tre kështu personazhe.” Miri i përgjigjet: “E ke të sigurt.” Më pas, Rogerti i drejtohet Selin: “Gati na ra ushqimi nga goja o Selin,” ndërsa Miri shton: “Mua më ra.” Kur përballë kalon edhe Mali, Rogerti thotë: “Ja dhe ky,” dhe Miri shton: “Ky është ai që vjen nga mbrapa, që ha akullore.”
Edhe pse audioja nuk është shumë e qartë, konteksti tregon se biseda përfshin një diskutim për film pornografik, duke tejkaluar kufijtë e respektit dhe etikës, veçanërisht brenda një ambienti publik dhe televiziv. Ky moment ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku ndjekësit kritikuan banorët për gjuhën e përdorur dhe mungesën e konsideratës për privatësinë dhe respektin ndaj personazheve të përfshirë.

