Pas tre ditëve të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai falenderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe pozitivitetin, duke theksuar se ishte i lumtur që arriti të dhurojë momente humori dhe buzëqeshje gjatë qëndrimit të shkurtër në program. “Faleminderit nga zemra për çdo mesazh, çdo koment dhe çdo fjalë të mirë. Çdo gjest juaj ka pasur vlerë të madhe për mua,” shkruan Luiz, duke treguar anën e tij falënderuese dhe respektin ndaj publikut.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përqafuar me entuziazëm rikthimin e tij në shtëpi, edhe pse për vetëm disa ditë në BBVIP.

