Prokuroria bëri të ditur se si Elon Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore gjatë muajit prill, në kuadër të këtij hetimi.
Platforma X nuk ka reaguar ende lidhur me bastisjen, ndërsa BBC News ka konfirmuar se ka kontaktuar kompaninë për një koment zyrtar. Më herët, X e ka cilësuar hetimin si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.
Në deklaratën e saj, Prokuroria e Parisit thekson se ky operacion është pjesë e përpjekjeve për të siguruar që platforma X të respektojë ligjet franceze. Hetimi u zgjerua në korrik të vitit 2025, pas raportimeve për qarkullimin e përmbajtjeve të ndaluara, përfshirë deepfake me përmbajtje seksuale dhe materiale që mohojnë Holokaustin.
Nga ana e saj, X i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe ka mohuar çdo manipulim të algoritmit.

