Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë të forta, ndërsa së fundmi një përplasje e ashpër ndodhi mes Stenaldo dhe Rogert. Gjatë diskutimit, Stenaldo iu drejtua Rogertit me tone të forta, duke i thënë se duhet të ketë turp për mënyrën se si është shprehur. Ai theksoi se është rritur me disa vlera nga nëna e tij dhe i kërkoi kundërshtarit të bëjë të njëjtën gjë me fëmijën e tij.
“Të të vijë turp. Rrite fëmijën tënd siç më ka rritur mua nëna”, – u shpreh Stenaldo gjatë debatit. Më tej ai shtoi se Rogerti e kishte përfshirë edhe atë në situatë përmes fjalëve që kishte përdorur, duke theksuar: “E ke futur në dhe me fjalët që ke thënë”.
Përplasja mes dy banorëve ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë nisur të komentojnë dhe të ndajnë mendime të ndryshme mbi situatën. Situata u tensionua edhe më shumë gjatë debatit, kur Mali ndërhyri duke e lagur me ujë Rogertin, një veprim që shtoi edhe më shumë tensionin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

