Një moment emocional është transmetuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë rubrikës “Big Love”, ku banorët marrin mesazhe nga familjarët dhe njerëzit e tyre më të afërt.
Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Miri, i cili mori një mesazh nga bashkëshortja e tij. Ky moment erdhi pas diskutimeve që u krijuan në shtëpi dhe në rrjetet sociale, pasi në një video të transmetuar ai dëgjohej duke folur për Selin dhe duke shprehur vlerësim për të. Pavarësisht komenteve dhe aludimeve që pasuan, bashkëshortja e Mirit zgjodhi të reagojë me një mesazh plot mbështetje dhe dashuri.
“Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde. Dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”, ishte mesazhi që ajo i dërgoi nga jashtë. Ky moment u prit me emocione brenda shtëpisë, ndërsa në rrjetet sociale shumë ndjekës e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje ndaj Mirit gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

