• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home Pinkante

Një vit pa TikTok…

admin by admin
February 5, 2026
in Pinkante
0
Një vit pa TikTok…
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TikTok-u u mbyll. Kryeministri Edi Rama e shpalli masën si një akt i fortë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, bullizmi dhe ndikimi i keq dixhital. Një vit më parë, vendimi u duk si një përgjigje dramatike ndaj një ngjarjeje tragjike, por realiteti tregoi diçka tjetër.

Sepse TikToku nuk u zhduk. Të rinjtë vazhduan të përdornin aplikacionin në mënyra alternative, përmes VPN-ve dhe platformave të tjera. Në fakt, ndalimi formal nuk i ndali problemet, bullizmi online, presioni social, përballja me përmbajtje të papërshtatshme asgjë nuk u zgjidh.

Dhe tani, pas një viti, Rama rikthen TikTok-un. Pa shumë shpjegime, pa një bilanc të asaj që u mësua. Pyetja që mbetet pezull është…A u mbrojtën realisht të rinjtë, apo ky vendim ishte më shumë një veprim simbolik për opinionin publik? Sepse problemi nuk lind nga një aplikacion. Problemi lind nga mungesa e edukimit digjital, nga mungesa e mbështetjes së prindërve, nga indiferenca e shkollave për mënyrën se si fëmijët ndërveprojnë me botën online. TikTok-u është vetëm një dritare, ndërsa realiteti i fëmijëve dhe adoleshentëve mbetet i komplikuar dhe shpesh i rrezikuar.

Vendimi i Ramës ngre pyetje më të thella sesa vetë rikthimi i aplikacionit,  a është politika digjitale e Shqipërisë e përgatitur të mbrojë të rinjtë? A po krijohen strategji afatgjata për edukim, mbikëqyrje dhe mbrojtje, apo çdo masë është vetëm një reagim pas një tragjedie? TikTok-u rikthehet. Por mbrojtja reale nuk vjen nga një urdhër qeveritar. Ajo vjen nga prania, dialogu, edukimi dhe kujdesi i vërtetë. Dhe derisa këto mungojnë, problemi do të mbetet po ai ne, shoqëria, fëmijët që rriten në një botë dixhitale pa udhëzime të qarta.

Tags: tik-tok
Previous Post

Nga njohja te momenti i veçantë me vajzën/ Bashkëshortja e Mirit rrëfen gjithçka

Next Post

Britney Spears flet pa filtra për dhimbjen, vetminë dhe plagët familjare

admin

admin

Next Post
Britney Spears flet pa filtra për dhimbjen, vetminë dhe plagët familjare

Britney Spears flet pa filtra për dhimbjen, vetminë dhe plagët familjare

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al