Një periudhë e vështirë po kalon familja e Beatrix Ramosajt. Këngëtarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj lajmin se nëna e saj është përballur me një diagnozë të rëndë shëndetësore dhe ka nisur trajtimin mjekësor.
Përmes një postimi në InstaStory, Beatrix ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por shumë prekëse, për të shprehur dashurinë dhe forcën që ndjen për të ëmën, edhe pse fizikisht nuk ndodhet pranë saj. Ajo thekson se çdo mendim dhe çdo frymëmarrje e saj është me të.

Artistja ka bërë të ditur gjithashtu se një etapë e rëndësishme e trajtimit është kaluar me sukses, duke e cilësuar të ëmën si një shembull force dhe qëndrese. Mesazhi i saj është shoqëruar me falënderime për mbështetjen e madhe që ka marrë nga publiku në këtë periudhë të ndjeshme.
Në fund, Beatrix ka kërkuar mirëkuptim për mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë, duke nënvizuar se çdo mesazh dhe lutje i dhënë nga zemra është një burim i çmuar force për të dhe familjen e saj.

