• Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Pinkante.al
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante
No Result
View All Result
Pinkante.al
No Result
View All Result
Home Showbizz

“Merr flakë si pushka jevgut”/ Institucionet dënojnë gjuhën diskriminuese e përdorur nga Arbana Osmani

admin by admin
March 31, 2026
in Showbizz
0
Nuk është ai emision: Arbana me kunja ndaj formatit rival BBVA
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një deklaratë e bërë gjatë transmetimit të Ferma VIP ka shkaktuar reagime të forta publike dhe institucionale. Moderatorja Arbana Osmani u vu në qendër të kritikave pas përdorimit të një shprehjeje të cilësuar si fyese dhe me ngarkesë diskriminuese ndaj komunitetit egjiptian. “Merr flakë si pushka jevgut”- tha moderatorja në primen e mbrëshmëm. Organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, përfshirë Lëvizjen Rinore Egjiptiane dhe Rome, reaguan duke theksuar se përdorimi i shprehjeve të tilla, edhe kur nuk kanë qëllim të drejtpërdrejtë ofendues, ushqen stereotipe dhe paragjykime që ndikojnë negativisht në shoqëri.

Sipas tyre, pjesëtarë të komunitetit janë ndjerë të prekur dhe kanë kërkuar një ndjesë publike më të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga moderatorja. Reagimi i mëvonshëm i Arbanës nuk është konsideruar i mjaftueshëm nga këto organizata. Në të njëjtën linjë, edhe organizata të tjera si Qendra për Advokim Social dhe Drejtësi Sociale e kanë cilësuar shprehjen problematike, duke nënvizuar se fraza të tilla nuk duhet të normalizohen si “shprehje popullore”, pasi mbartin histori paragjykimi dhe përjashtimi. Reagim ka ardhur gjithashtu nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili dënoi përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në transmetim dhe theksoi se media ka përgjegjësi për të promovuar barazi dhe respekt për dinjitetin e çdo individi.

Institucioni u bëri thirrje produksionit dhe televizionit që të marrin masa konkrete për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen, duke vendosur mekanizma që sigurojnë një komunikim më gjithëpërfshirës në ekran. Ky rast ka hapur një debat të gjerë publik mbi rolin e medias, përgjegjësinë e figurave publike dhe kufijtë e gjuhës së pranueshme, sidomos në programe me audiencë të lartë.

Tags: Arbana OsmaniFerma Vip 3
Previous Post

Dashuri pas hekurave: Shqiptarja 31-vjeçare fejohet me të dënuarin me vdekje në Teksas

Next Post

Nga meme në “magnet suksesi”: Kris Jenner pushton rrjetet në Kinë

admin

admin

Next Post
Nga meme në “magnet suksesi”: Kris Jenner pushton rrjetet në Kinë

Nga meme në “magnet suksesi”: Kris Jenner pushton rrjetet në Kinë

Pinkante.al është një media online që sjell showbiz-in, aktualitetin dhe të vërtetat pa filtra. Ne raportojmë atë që ndodh realisht, përtej fasadës dhe titujve sipërfaqësorë.

INFO & MARKETING
infopinkante@gmail.com

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Showbizz
  • World
  • Lifestyle
  • Fashion
  • Culture
  • Pinkante

© 2026 pinkante.al