Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka surprizuar publikun me një deklaratë të sinqertë në Grida Duma Podcast, ku foli hapur për jetën e tij sentimentale. “Jam fejuar katër herë”, u shpreh ai, duke treguar se dashuria ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, por jo gjithmonë me fundin që kishte imagjinuar.
Bogdo foli për mënyrën si i ka përjetuar lidhjet, për zhgënjimet, por edhe për faktin që vazhdon të besojë te dashuria. Rrëfimi i tij u prit me interes nga publiku, pasi aktori rrallëherë ka ndarë detaje kaq personale. Me humorin që e karakterizon, por edhe me një ton serioz, ai tregoi një anë më të ndjeshme të vetes, larg skenës dhe roleve komike që e kanë bërë të njohur.

